Një burrë afgan i arrestuar me dyshimin se shtypi një turmë njerëzish në Munih me veturë, duke lënë 36 të lënduar, ka pranuar se ka kryer sulmin dhe duket se ka pasur motiv fetar, kanë thënë prokurorët të premten, shkruan BBC.
Prokurorja publike e Munihut, Gabriele Tilmann u tha gazetarëve se i dyshuari kishte thënë “Allahu Akbar” në arabisht kur u arrestua dhe sugjeroi se “mund të ketë pasur motivim islamik”.
Një vajzë dyvjeçare është mes dy personave që u lënduan rëndë në sulmin pranë stacionit qendror të Munihut të enjten. Ajo është në terapi intensive.
Duke përditësuar detajet e viktimave, policia ka thënë se 32 ishin meshkuj dhe katër femra.
Përplasja e njerëzve me veturë në zemër të Munihut erdhi 10 ditë përpara se gjermanët t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet federale që janë lënë nën hije nga një seri sulmesh të kryera nga emigrantët.
Sallahu sulmon Vjosa Osmanin me juristin e shquar Hans Kelse...
Me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, Zotëria i Parë nis aktivitet...
Kos: Shqipëria, punë të shkëlqyer për anëtarësimin
Kosova përballë një prove politike: Kompromis apo krizë e re...
Ish-zëdhënësi i Aleancës Veriatlantike në kohën e luftës: Nu...
Trump lajmëron marrëveshjen/ Irani ka pranuar të mos ketë ar...