Flamujt e Bashkimit Europian u ulën në gjysmështizë ditën e sotme në shenjë solidariteti me popullin suedez pas të shtënave masive në Örebro, njoftoi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Zemrat dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave”, tha Von der Leyen në llogarinë e saj në rrjetet sociale X.
Të paktën 11 persona u vranë dje nga të shtënat në një qendër arsimore për të rritur në qytetin e Orebro, Suedi, tha policia.
Autori i dyshuar është një nga të vrarët, por ende nuk dihet saktësisht se sa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat./abcnews.al
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...