Një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës i ka lënë të vdekur të paktën tetë pjesëtar të një familje, kanë njoftuar të martën zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Sipas tyre, pjesa më e madhe e të viktyimave nga sulmi janë gra dhe fëmijë.
Sulmi ndodhi të hënën natën dhe e goditi një shtëpi në lagjen qendrore, Daraj, në qytetin Gaza, sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Sipas Associated Press, mes trupave të nxjerrë nga rrëojat ishin babai me tre fëmijë dhe gjyshja e fëmijëve.
Nga ana tjetër, ushtria izraelite ende nuk e ka komentuar këtë sulm.
Lufta e Izraelit në Gazë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.
Lufta në Gazë filloi kur militantët e Hamasit e sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor 2023, ku i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.
Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./euronews
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...