Të paktën gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi ajror izraelit ndaj një ndërtese banimi në Bejrut, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Libanit.
Autoritetet thanë se sulmi u krye gjatë natës dhe goditi një ndërtesë banimi në qarkun Bashura.
Banorët kanë raportuar se pas sulmit kanë ndierë erë të sulfurit dhe agjencia shtetërore e lajmeve në Liban e ka akuzuar Izraelin se po përdor bomba fosfori, që janë të ndaluara ndërkombëtarisht.
Në fillim të këtij muaji, Izraeli nisi një ofensivë tokësore në Liban kundër Hezbollahut – grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe të jugut të Libanit – teksa po vazhdon edhe luftën në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./abcnews
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut
Planifikonin sulme para festave të fundvitit, Turqia arresto...
Carragher e vendos Xhakën në formacionin më të mirë të gjysm...
Kurti në familjen e heroit Mujë Krasniqi:Obligim mos ta harr...
Van Basten për Yamal: Pa asnjë hije dyshimi ai është futboll...
A do t’i lejohet Calit pjesëmarrja në varrimin e babait? – f...