Ministri i ri i jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul ka deklaruar se vendi i tij mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë, pas sulmeve të fundit në Ukrainë, ku humbën jetën dhjetëra persona, mes të cilëve edhe fëmijë.
Ai ka theksuar se është e qartë që Presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron paqe. Ndërsa ka bërë thirrje që partnerët evropianë të përgjigjen me vendosmëri kundër agresioni rus.
“Bashkësia ndërkombëtare nuk mund ta tolerojë këtë. Presidenti rus po shkel të drejtat e njeriut. Mund ta shihni që Putini nuk dëshiron paqe, ai dëshiron të vazhdojë luftën dhe ne nuk mund ta lejojmë atë ta bëjë këtë”, ka thënë ai./abcnews.al/
Një i vdekur dhe 27 të lënduar pasi një tren i shpejtë u për...
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...