Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se gjatë sulmeve ajrore të së martes janë vrarë 25 persona dhe janë plagosur dhjetra të tjerë.
Sipas tyre sulmi është kryer mbi një ndërtesë që përdorej nga grupi kryengritës al-Nusra, transmeton arbresh.info.
Observatori me bazë në Britani tha ende nuk është e qartë nëse sulmet janë kryer nga avionët që i përkasin Rusisë apo koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të.
Dita e martë ishte dita e pestë e armëpushimit në Siri, por Rusia dhe Turqia kanë theksuar se ky armëpushim përjashton Shtetin Islamik dhe milicitë islamike në Siri të njohura si abhat Fateh al-Sham, dikur që quheshin fronti al-Nusra./Arbresh.info
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...