Në një sulm ajror ndaj vendbanimeve civile brenda kufijve të “zonës së deeskalimit” në Idlib në Siri, 3 civilë kanë humbur jetën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për AA, drejtori i Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardhë), Mustafa Haxh Jusuf, tha se zonat rurale të qytetit të Idlibit që nga orët e mëngjesit po i nënshtrohen sulmeve intensive ajrore.
Ai bëri të ditur se si pasojë e sulmeve ajrore ndaj vendbanimit civil në fshatin Nikayir në jug të Idlibit 3 fëmijë nga e njëjta familje kanë humbur jetën dhe se 3 civilë të tjerë janë plagosur. Sipas tij, fshatrat në zonën rurale në jug të Idlibit po i nënshtrohen sulmeve ajrore dhe tokësore.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Idlib (Helmetat e Bardha) lidhur me numrin e të vdekurve si rezultat i sulmeve ajrore dhe tokësore të regjimit të Asadit dhe përkrahësve të tij, gjithsej 666 civilë e kanë humbur jetën, ndërsa 4.204 civilë janë plagosur.
Idlibi, i cili ndodhet në veri të Sirisë dhe në kufi me Turqinë, në takimin e Astanës më 4-5 maj të vitit 2017 ishte shpallur si “zonë e deeskalimit”. Rajoni i cili ndodhet nën kontroll të opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit, ende po i nënshtrohet sulmeve të regjimit të Asadit dhe kohë pas kohe edhe të Rusisë.
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale