Zyrtarët afganë thonë se një sulm vetëvrasës, që ka pasur për cak grupet hinduse dhe sikh, ka lënë të vrarë të paktën 15 persona dhe janë plagosur rreth 20 të tjerë.
Sulmi ka ndodhur në provincën lindore Nangarhar.
Shefi i policisë rajonale, Ghulam Sanayee Stanekzai ka njoftuar se sulmi ka ndodhur në kohën kur një grup njerëzish ishin nisur drejt kryeqytetit Jalalabad.
Ky grup hindusësh dhe sikh, ishin ftuar që të takoheshin me presidentin Ashraf Ghani.
Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik janë mjaft aktivë në këtë zonë.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova