Katër zyrtarë të Doganës së Pakistanit u vranë dhe dy persona të tjerë janë plagosur në një sulm terrorist në rrethin veriperëndimor Dera Ismail Khan të vendit të provincës Khyber Pakhtunkhëa, kanë thënë zyrtarët e policisë.
Sipas policisë së pakistanit, sulmues të panjohur me motoçikleta hapën zjarr mbi automjetin e një skuadre anti-kontrabandë të Doganës së Pakistanit gjatë një patrulle rutinë në zonën Saggu të rrethit, duke vrarë katër zyrtarë ndërsa plagosën dy kalimtarë.
Një zyrtar i lartë i policisë nga Dera Ismail Khan, Muhammad Adnan, ka theksuar se automjeti i doganierëve është përplasur me disa vetura të tjera para se të dilte nga rruga pas të shtënave, duke shtuar se nga përplasja e veturave janë lënduar kalimtarët, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Pas incidentit, policia, forcat e sigurisë dhe punonjësit e shpëtimit shkuan në vendngjarje dhe i dërguan të plagosurit në një spital aty pranë në rreth.
Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes pas sulmit. Policia ka nisur një operacion në zonat përreth për kapjen e autorëve të arratisur./rtk
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
“Misioni u krye me sukses” – astronautët f...
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...