Tetë palestinezë u vranë të dielën në një sulm ajror izraelit në një kolegj stërvitor pranë qytetit të Gazës që përdorej për shpërndarjen e ndihmave, raporton Reuters, duke cituar disa dëshmitarë palestinezë.
Sulmi goditi një pjesë të një kolegji profesional të drejtuar nga agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët UNRëA që tani ofron ndihmë për familjet e zhvendosura, thanë dëshmitarët.
“Disa njerëz po vinin për të marrë kuponë dhe të tjerë ishin shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe po strehoheshin këtu, disa po mbushnin ujë, të tjerë po merrnin kuponë dhe befas dëgjuam se diçka po binte.”, tha njëri nga dëshmitarët.
Juliette Touma, Drejtoresha e Komunikimeve e UNRëA, tha se agjencia po shqyrtonte detajet e sulmit të raportuar përpara se të jepte më shumë informacion.
“Që nga fillimi i luftës, ne kemi regjistruar se rreth 190 nga ndërtesat tona janë goditur. Kjo është pjesa dërrmuese e ndërtesave tona në Gaza,” tha ajo duke shtuar se 193 anëtarë të ekipit të UNRWA janë vrarë nga luftimet./abcnews.al
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...