Të paktën gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, humbën jetën në një sulm ndaj një autokolone ushtarake në veriperëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
Në një sulm kamikaz ndaj një autokolone ushtarake në rajonin e Waziristanit të Veriut në Pakistan, kanë humbur jetën 6 persona.
Në një deklaratë nga ushtria e Pakistanit thuhet se sulmi kamikaz ndaj autokolonës ushtarake është kryer në zonën Miranshah në Waziristanin e Veriut në kufi me Afganistanin.
Teksa sulmi nuk është marrë përsipër nga askush, theksohet se në sulm humbën jetën 3 fëmijë dhe 3 ushtarë.
Miranshah njihet si një nga rajonet ku veprojnë anëtarët e Lëvizjes Talebane të Pakistanit (TTP)./AA/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...