Sulm me bombë në Afganistan, 8 persona humbin jetën

11:38 | 20 Dhjetor 2020

Të paktën 8 persona humbën jetën në një sulm me bombë ndaj autokolonës së një deputeti në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Tariq Aryen në një deklaratë për media tha se ndaj autokolonës së deputetit Khan Mohammaf Wardak është kryer sulm me bombë në rajonin Sipinkeley të Kabulit.

“Në sulm humbën jetën 8 persona, përfshirë truprojat e deputetit”, tha Aryen i cili shtoi se janë plagosur Wardak dhe 15 persona të tjerë.

Ndërkohë përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marrë askush./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara