Të paktën dhjetë persona, pjesa më e madhe e të cilëve adoleshentë, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një festë të madhe në Madison të Wisconsi.
Qindra të rinj ishte mbledhur në këtë festë gjigante për të shënuar fillimin e pushimeve verore, kur papritur u dëgjuan të shtënat masive.
Nëntë prej të rinjve u plagosën nga të shtënat me armë zjarri, teksa një tjetër nga xhamat e thyer.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 23 vjeç. Motivi i të shtënave nuk është ende i qartë./A2cnn
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...