Në një sulm kimik të ndërmarrë nga një avion luftarak i ushtrisë siriane ndaj vendbanimeve në lagjen Akirbat të qytetit Hama, në perëndim të vendit humbën jetën 85 persona.
Ömer Hamza, një prej aktivistëve të medias lokale në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se një avion i ushtrisë siriane ka sulmuar me gaz “sarin” vendbanimet e civilëve në rajonin Akirbat, i cili ndodhet nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH në lindje të qyteti Hama.
Ndër të tjera Hamza ka konfirmuar se nga sulmi duke përfshirë edhe fëmijë kanë humbur jetën 85 persona dhe se të paktën 500 persona të tjerë janë ndikuar nga gazi i përhapur përreth.
Aktivisti Hamza ka theksuar se më tej se personat e ndikuar nga gazi kimik janë dërguar për mjekim në spitalet e improvizuar me shqetësimet si të vjella, probleme me shikimin dhe probleme në frymëmarrje.
Burimet lokale edhe më parë kishin njoftuar se sulmi ishte kryer me gaz klorin. /AA/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...