Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të Parlamentit të Norvegjisë janë hakuar, si pjesë e një sulmi kibernetik që ka ndodhur në ditët e fundit, raporton Reuters.
“Në bazë të analizës sonë, sasi të ndryshme të të dhënave janë shkarkuan”, tha parlamenti në një deklaratë, pa identifikuar deputetët apo stafin e prekur nga sulmi kibernetik.
Autoriteti Norvegjez i Sigurisë Kombëtare (NSA) ka ndihmuar për të ndalur sulmin.
“Ne kemi qenë të përfshirë për disa ditë, po e ndihmojmë parlamentin me analiza dhe asistencë teknike”, tha zëdhënësi i NSA-së, Trond Oevstedal
Ende nuk janë dhënë informacione se kush qëndronte pas sulmit kibernetik.
Përpjekjet për të ndaluar sulmin patën “një efekt të menjëhershëm”, tha Marianne Andreassen, një zyrtare e lartë e parlamentit norvegjez.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...