Një person i huaj ka qenë në mesin e të vdekurve.
Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin janë lënduar edhe gjashtë persona të tjera, duke përfshirë tre zyrtarë policorë.
Më shumë se 150 persona, duke përfshirë 40 të huaj, janë liruar nga personeli i sigurisë së hotelit, pasi ka përfunduar sulmi, që ka nisur ditën e djeshme.
Është raportuar se katër persona kanë sulmuar me armë zjarri.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se forcat e sigurisë kanë hyrë në çdo dhomë për t’u siguruar se nuk gjendet ndonjë sulmues.
Më herët, zyrtarët e sigurisë në Afganistan kanë thënë se katër persona me armë zjarri kanë sulmuar hotelin, duke hyrë në kuzhinë dhe duke drejtuar të shtëna drejt mysafirëve.
Një tjetër zëdhënës i ministrisë së Brendshme ka thënë se gjatë asaj kohe ka qenë duke u zhvilluar një ceremoni e martesës, mirëpo të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë të sigurtë.
Ky hotel ka qenë cak i një tjetër sulmi më 2011.
Gjatë sulmit të atij viti me bombë vetëvrasëse kanë vdekur 21 persona, në mesin e tyre të paktën 10 civilë.
Qeveria e mbështetur nga Perëndimi në Kabul është përballur me sulme të talibanëve dhe grupeve të tjera militante, prej tërheqjes së trupave të NATO-s më 2014./Lajmi.net
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...