Të paktën katër njerëz vdiqën dhe gjashtë të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë, në Fresno, në Kaliforni.
Ngjarja ndodhi sot gjatë natës kur një person i armatosur hyri në një kopshtin e një shtëpie, ku po zhvillohej një festë private.
Ai hapi zjarr ndaj 35 personave që po shikonin së bashku një ndeshje futbolli.
Viktimat dhe të plagosurit janë të moshës nga 25-30 vjeç.
Rrethanat dhe arsyeja nuk janë ende të qarta dhe as identiteti i vrasësit.
Policia po kontrollon në çdo shtëpi në zonën ku ndodhi masakra në kërkim të të dyshuarve apo dhe duke gjatur dhe pyetur dëshmitarë të mundshëm për të marrë informacione mbi të dyshuarin.

27 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
Kurti diskuton me ambasadorët perëndimorë për procesin zgjed...
Ambasada e ShBA-së në Prishtinë kujton viktimat e Holokausti...
Vazhdon bllokada e transportuesve rajonalë në kufijtë me BE-...
Ambasada Gjermane në Kosovë përkujton viktimat e Holokaustit...
Haris Ibrisaagić prezantohet tek Llapi