Suedia është renditur si një ndër vendet më të përshtatshme për emigrantët, thuhet në një raport të SHBA-ve.
Sipas listës, Suedia pasohet nga Kanadaja, Zvicra, Australia, Gjermania dhe Norvegjia, transmeton portali arbresh.info
“Vendet nordike, si Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, janë të renditura si vendet më të preferueshme për emigrantët për shkak të ekonomisë stabile dhe përkushtimit ndaj barazisë së të ardhurave”, thuhet në raport.
Sondazhi i kryer me më shumë se 21 mijë njerëz nga e gjithë bota, ka nxjerrë Suedinë si vendim ‘më të dashur’.
Europa në vitet e fundit është përballur me një fluks të madh të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, të cilët janë larguar nga lufta dhe varfëria.
Shumë emigrant kanë arritur në Europë përmes Detit Mesdhe dhe më pas janë përpjekur që të lëvizin nëpër vendet më të pasura europiane si Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...