Suedia të enjten regjistroi numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus (COVID-19) pasi 2.820 persona rezultuan pozitivë në 24 orët e fundit.
Agjencia e Shëndetësisë njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur shifrën në 121.167. Shtatë persona kanë vdekur, duke e çuar numrin e viktimave në 5.934.
Suedia, një nga vendet e pakta që nuk vendosi masa të rrepta bllokimi por shkoi me rekomandime publike për të ndaluar përhapjen e virusit, të enjten njoftoi rekomandime të reja për Stokholmin pasi infeksionet vazhdojnë të rriten çdo ditë.
Autoritetet këshilluan qytetarët të përmbahen nga ambientet e brendshme si dyqanet, qendrat tregtare, muzetë, bibliotekat dhe palestrat. Por, mund të bëhen vizitat e nevojshme në dyqanet ushqimore dhe farmacitë.
“Përmbahuni nga pjesëmarrja për shembull në takime, koncerte, shfaqje, stërvitje sportive, ndeshje dhe gara. Kjo nuk vlen për stërvitje sportive për fëmijët dhe të rinjtë e lindur në vitin 2005 ose më vonë”, theksuan zyrtarët në një deklaratë.
Suedia ka numrin më të lartë të rasteve me COVID-19 dhe shkallës së vdekjeve në mesin e vendeve nordike, por këto numra janë ende më të ulëta se vendet evropiane të goditura më keq, përfshirë Spanjën, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe./AA/
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi