Qeveria suedeze nuk planifikon mbajtjen e referendumit nëse parlamenti i këtij vendi vendosë për të vazhduar me kërkesën për anëtarësim në NATO, ka njoftuar sot kryeministrja suedeze Magdalena Andersson.
Pushtimi rus në Ukrainë ka detyruar Suedinë dhe Finlandën të shqyrtojnë çështjen shumëvjeçare, nëse neutraliteti ushtarak është mënyra më e mirë për ruajtjen e sigurisë nacionale, ndërsa këto dy vende pritet të marrin vendimin për bashkim në NATO në javët e ardhshme.
“Mendoj se nuk është një çështje e përshtatshme për referendum. Kemi shumë informacione për sigurinë nacionale që janë të besueshme, që shumë gjëra nuk duhet të shkojnë në referendum”, shtoi Andersson.
Parlamenti suedez po shqyrton politikën e sigurisë, kurse vendimi pritet të merret kah mesi i muajit maj. E duke marr parasysh se parlamenti suedez po e mbështet anëtarësimin në NATO – socialdemokratët e Anderssonit po konsiderohen si pengesa më e madhe në Suedi, lidhur me anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.
Madje kryeministrja suedeze Andersson e ka cilësuar si ide të keqe mbajtjen e një referendumi, ku qytetarët do të mund të votonin lidhur me çështjen e anëtarësimit në NATO./flaka/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1