Suedi, pritje e jashtezakonshme per refugjatet

23:14 | 19 Shtator 2015
Gita

Ndërkohë që disa vende evropiane në mënyrë johumane presin refugjatët të cilët dëshirojnë të arrijnë deri tek vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore, në Suedi nëpërmjet një organizimi tejet të mirë dhe në mënyrë sistematike presin njerëzit të cilët dëshirojnë azil në këtë shtet skandinav, raporton Anadolu Agency (AA).

Në qytetet e Suedisë, gjatë rrugës për në Malmo, refugjatët priten nga një grup vullnetarësh të cilët ditë e natë kujdesen për ta pas refugjatët vijnë në çdo moment.

Secilit grup të ri të refugjatëve pas arritjes në Suedi u ndahen ushqime, ujë, rroba dhe produkte të tjera për nevojave jetësore.

Punonjësit e Shërbimit të migracionit gjithashtu janë të angazhuar në teren ku refugjatët japin informacione bazë për marrjen e azilit. Ndërkohë që makina e tyre është gjatë gjithë kohës në lëvizje në rajonin ku ndodhën refugjatët të cilët më pas dërgohen në qendrat e pranimit të përkohshëm.

Nga ana tjetër edhe ekipet e avokatëve janë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë refugjatëve të cilët u ndihmojnë për t’ua lehtësuar situatën në të cilën gjenden.
Në shërbimin juridik jo rrallëherë ndodhen edhe persona të cilët edhe vetë kanë përjetuar fatin e refugjatit gjatë udhëtimit deri në Suedi, përfshirë këtu edhe persona me prejardhje nga Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, të cilët refugjatëve u ofrojnë ndihmë juridike në vendin ku ata arrijnë dhe përcjellin rastin e tyre.
Në stacionin kryesor hekurudhor në Malmo gjithçka rrjedh sipas rregullave dhe në mënyrë të organizuar sikur çdo ditë të mos arrijnë refugjatë të rinj.
Qytetarët e tjerë pothuaj se nuk e vërejnë se diçka e re po ndodh në këtë rajon.
Siç raporton gazetari i AA, më shumë punë ka kur vjen ndonjë grup i ri i refugjatëve i cili duhet të shpërndahet dhe transportohet në qendrën e pranimit.
Me rastin e ardhjes, refugjatëve menjëherë u jepen pako me ushqime dhe produkte të tjera me qëllim për të bërë sa do pak organizimin e tyre pas arritjes në vendin e ri.
Përndryshe, në Suedi çdo ditë, që nga fillimi i krizës së refugjatëve, arrijnë rreth 1.000 refugjatë të cilët nga autoritetet suedeze përkujdesen në mënyrë shumë të organizuar.
Në mediat suedeze ashpër kritikohet praktika e ngritjes së mureve në disa vende të Evropës për t’u penguar ardhja e refugjatëve në kontinentin evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale