Përderisa mos mbyllja e kafene dhe restoranteve dhe mosrespektimi i distancës sociale në Suedi, ka bërë që të kritikohet në mënyrë të ashpër, disa restorante dhe kafene të këtij shteti, kanë lënë jashtë funksionimit disa tavolina të tyre me qëllim të tërheqjes së vëmendjes në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkaq njëri prej këtyre restoranteve, vendosi që të bartë distancën sociale në një nivel tjetër duke i shërbyer kështu vetëm një personi, transmeton arbresh.info.
Ky restorant i cili quhet “Bord för En” ose “Tavolina për një person”, do të hapet në 10 maj dhe do të shërbejë deri më 1 gusht.

Përderisa, deri më tani Suedia posedon 18 mijë e 926 raste me Covid-19, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në , 2,274.
Ndryshe nga shtetet tjera, baret, restorantet dhe kafenetë në Suedi vazhdojnë t’u shërbejnë klientëve ngase qeveria e këtij shteti nuk e ka ndaluar një gjë të tillë./arbresh.info/


Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...
“Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, momenti kur Bush...
Osmani jep mbështetje për marshin “Drejtësi, jo politikë”