Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit.
Marrëveshja do të krijojë një këshill të ri qeverisës, ku do të përfshihen civilët dhe gjeneralët, e që do të mundësojë hapjen e rrugës për zgjedhjet e reja dhe sundimin civil.
Mohamed Hamad “Hemeti” Dagolo – që gjerësisht konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në Sudan – është zotuar se do t’i përmbahet marrëveshjes.
Në Sudan janë zhvilluar protesta pro-demokracisë, që prej muajit prill, kur u rrëzua nga pushteti Omar al-Bashir, transmeton BBC.
Marrëveshja e nënshkruar nga pjesëtarët e Këshillit ushtarak Hemeti dhe Gjenerali Abdel Fattah Abdelrahman Burhan,ndërkaq nga Aleanca për Liri dhe Ndryshim, që është një grup që përfaqëson protestuesit pro-demokracisë, këtë marrëveshje e nënshkroi Ahmed al-Rabie.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes, të pranishëm ishin edhe kryeministrat e Etiopisë dhe Egjiptit si dhe liderë e presidentë të vendeve të tjera të rajonit.
Sipas marrëveshjes së arritur, një këshill i pavarur, i përbërë nga gjashtë civilë dhe pesë gjeneralë, do të udhëheqë me vendin deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Të dyja palët janë pajtuar që kryesimin e këtij këshilli ta bëjnë me rotacion, për tre vjetët e ardhshme. Ndërkaq, kryeministri, i cili do të vijnë nga radhët e civilëve, pritet të zgjidhet javën e ardhshme./rel/
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...