Një stuhi e akullt e ka përfshirë pjesën e Evropës Perëndimore dukë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike nëpër shumë shtëpi, duke rrëzuar shumë pemë dhe duke shkaktuar kaos shërbime hekurudhore.
Në Francë më shumë se 237 mijë shtëpi kanë mbetur pa rrymë, pasi stuhia përfshiu të gjithë Normandinë dhe rajonet në veri të Parisit, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Në Dieppe, shpejtësia e erës ka arritur në 146km/h.

Stuhia me nofkën ‘Egon’ ka goditur jugun e Gjermanisë, kryesishtRheinland-Pfalz dhe Bavarinë veriore. Kaos u shkaktua për shkak të erës shkaktoi ndërprerje të energjisë dhe bllokim të trafikut.
Ekipet e emergjencës në Francë dhe në Gjermani kanë qënë në dispozion gjatë tërë natës.
Ndërkohë, Belgjika ka përforcuar mbrojtjen në bregdet për shkak të përmbytjeve të mundshme.

I ftohti ka marrë jetën e më shumë se 65 njerëzve në Evropë. Polonia dhe shumë vende të Evropës juglindore, duke përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë dhe Turqinë perëndimore, janë bllokura nga bora dhe nga i ftohti.
Përkundër motit të keq, mijëra emigrantë në Ballkan vazhdojnë të qëndrojnë nën tenda në kushte shumë të vështira./Arbresh.info
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...