Një person humbi jetën në Nju Jork nga stuhia dimërore që hodhi 43 centimetra borë e detyroi autoritetet të nxjerrin një paralajmërim nga thellimi në disa pjesë të këtij shteti.
Viktima kishte humbur kontrollin e automjtetit të tij e është përplasur me një kamion që vinte përballe. Shoferi i kamionit ka shpëtuar nga incidenti vetëm me disa lëndime të lehta.
Reshjet e dendura të dëborës kanë bërë që rrugët të zbardhen në Pensilvani ku drejtuesit e makinave kanë vështirësi në lëvizje edhe prej akullit. Ekspertët paralajmërojnë për një përkeqësim të mundshëm të motit javën që vjen duke nisur nga dita e martë.
Sipas tyre, pjesa më e madhe e gjysmës veriore të Shteteve të Bashkuara mund të bëjë llogaritë me ngricat që parashikohet të jenë të ngjashme me situatën e rrezikshme të krijuar në vend nga fronti polar i vitit 2014.
Konjufca: Liria kombëtare ishte parimi kryesor i Rexhep Qosj...
BE shpreh keqardhje që Serbia s’ka marra hapa ndaj përgjegjë...
Haxhiu për Rexhep Qosjen: Kontribuoi në mbrojtjen e identite...
Afati kushtetues po afron, Albin Kurti pa përgjigje për Osma...
I dyshuari që gjuajti në darkën e Trump del para gjykatës, ‘...
Kuvendi mban një minutë heshtje për akademikun Rexhep Qosja