Stuhi të fuqishme kanë goditur Francën, duke shkaktuar dy viktima dhe duke lënë të plagosur 17 persona, sipas një raporti të Mbrojtjes Civile.
Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Një djalë 12-vjeçar humbi jetën pranë Montauban, në jugperëndim të vendit, pasi një pemë ra mbi të. Ndërkohë, në Mayenne, në Francën perëndimore, një burrë që po ngiste një “quad” vdiq pasi u përplas me një pemë të rrëzuar në rrugë.
Stuhitë përfshinë pjesën më të madhe të territorit francez, pas një vale të pazakontë të nxehti për muajin qershor, me temperatura që shpesh kaluan 35 gradë Celsius.
Reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra që tejkaluan 100 kilometra në orë u regjistruan deri në orët e vona të natës. Vlerësimi i dëmeve është ende në proces në të gjithë vendin.
Të paktën 100,000 shtëpi vazhdojnë të jenë pa energji elektrike, veçanërisht në pjesën qendrore të Francës.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...