Bregdeti lindor i SHBA-së u godit nga një stuhi që shkaktoi përmbytje në verilindje të vendit dhe qindra mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike.
Përveç kësaj, fluturime të shumta janë anuluar dhe shkollat janë mbyllur.
Nga Virxhinia në New England, më shumë se 500.000 qytetarë mbetën pa energji.
Paralajmërimet për përmbytjet e shpejta janë lëshuar për qytetin e Nju Jorkut dhe zonat përreth, pjesë të Pensilvanisë, shtetit të Nju Jorkut, Konektikatit perëndimor dhe Massachusetts, dhe pjesë të Nju Hampshire dhe Maine.
Pemë dhe linja elektrike u rrëzuan në shumë zona dhe disa ranë mbi shtëpi dhe makina.
Në Pensilvaninë verilindore dhe qendrore, përrenjtë u përmbytën në disa qarqe, duke detyruar autoritetet të mbyllin disa rrugë kryesore./voa
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një i lënd...
KQZ certifikon 169 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme
Galatasaray po e ndjek me vëmendje një sulmues të Milanit
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore: Presim qeveri...
45 milionë euro borxhe, “KRU Prishtina” ka bërë kërkesë për ...
Kurti krah bashkëshortes së tij shpalos projektet e reja për...