Rezervat më të mëdha të arit në Tokë nuk ndodhen në depo të njohura si Fort Knox, por thellë, nën më shumë se 3 000 kilometra shkëmb, në vetë bërthamën metalike të planetit tonë.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Göttingen në Gjermani ka zbuluar izotope të rralla të ruteniumit (Ru-100), një metal i çmuar, në lavat e Ishujve Havai. Prania e këtyre izotopeve tregon se materiali buron nga bërthama e Tokës.
Ky zbulim është botuar në revistën prestigjioze Nature.
Sipas Dr. Nils Mesling, këto të dhëna tregojnë se bërthama nuk është plotësisht e izoluar nga manteli dhe se metale të çmuara, përfshirë arin, po rrjedhin nga thellësitë drejt sipërfaqes përmes proceseve vullkanike.
Profesor Matthias Willbold shton se ky zbulim ndryshon mënyrën se si e kuptojmë dinamikën e brendshme të Tokës dhe origjinën e burimeve të çmuara që përdorim sot, përfshirë edhe ato të rëndësishme për teknologjitë e energjisë së rinovueshme.
Këto gjetje hedhin dritë mbi një dimension të ri të shkencës gjeologjike: bërthama e Tokës është më aktive dhe më e rëndësishme për jetën në sipërfaqe sesa mendohej më parë./abcnews.al
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...