Studimi nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW) shqyrtoi dosjet erasteve të 130 xhihadistëve gjatë një periudhe dhjetëvjeçare, të furnizuara nga ShërbimiInformativ Federal i Zvicrës (FIS), me qëllim gjetjen e mënyrave për të luftuarradikalizimin.
Shumica dërrmuese e 130 njerëzve në mostrën e studiuar janë ose ishin “persona merrezik të lartë“, duke përfshirë edhe ekstremistët e dhunshëm, mbështetësit dhepropagandistët nga grupet xhihadiste.
Më shumë se gjysma e këtyre ekstremistëve (72 ose 55 për qind) ishin xhihadistë. Nënëntë raste të tjera, udhëtimi xhihadist u ndalua.
Meshkujt dominonin , me vetëm 14 gra (11 përqind) në mesin e 130 rasteve të FIS, përcjell albinfo.ch.
Përsa i përket moshës, mesatarja ishte 28, ndërsa dy të tretat ishin të moshës nga 21 deri në 35 vjeç. Rreth 10 për qind ishin mbi 40 vjeç. Vetëm gjashtë për qind ishin të mitur.
Xhihadistët e Zvicrës gjithashtu kanë nivele relativisht të ulëta të arsimimit, vetëm pesëpër qind e 96 ekstremistëve, për të cilët ishin të disponueshëm informacione arsimore,kishin përfunduar studimet terciare.
Autorët e studimit rekomandojnë krijimin e burgjeve të posaçme, të dizajnuara për t’umarrë me xhihadistët, për riintegrimin e tyre në komunitetin më të gjerë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...