Një javë pas marrjes së dozës së katërt të vaksinës Covid-19, antitrupat janë katërfishuar, tha të martën kryeministri izraelit Naftali Bennett, duke cituar gjetjet paraprake nga një studim.
“Një javë pas marrjes së dozës së katërt ne e dimë me siguri më të madhe se doza e katërt është e sigurt,” tha Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba, transmeton portal arbresh.info
Si pjesë e studimit, Qendra Mjeksore Sheba i dha stafit të saj një dozë të dytë suplementare të vaksinës në mes të një rritjeje të infeksioneve me variantin Omicron.
“Lajmi i mirë është se te personat e vaksinuar vërehet një rritje e katërfishtë e antitrupave”, tha Bennett.
Izraeli ka luajtur një rol udhëheqës në studimin e efekteve të vaksinës kundër Covid-19 dhe ishte vendi që vaksinoi më së shpejti popullsinë e tij me dozat e para, ndërsa është një nga vendet e para që filloi të japë edhe dozën e tretë.
Njerëzit mbi moshën 60 vjeç, punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët me imunitet të kompromentuar janë vaksinuar tani me dozën e katërt të Pfizer / BioNTecha./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...