Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbeg deklaroi se aleanca ushtarake ka ofruar mbështetje të paprecedentë për Kievin, nuk ka asnjë plan që vendet anëtare të vendosin trupa në terren në Ukrainë.
Deklarata e Stoltenberg, vjen pas komentit të presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili tha dërgimi i trupave të vendeve perëndimore në Ukrainë, nuk përjashtohet në të ardhmen, shkruan Sky News.
Çdo vendim për të dërguar ushtarë do të kishte nevojë për mbështetje unanime nga të gjithë anëtarët. Udhëheqësit e Suedisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Republikës Çeke kanë thënë se nuk po planifikojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë.
Ndërkaq, një reagim ka ardhur edhe nga Kremlini. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin u shpreh se nëse kjo do të ndodhte, mund të kalohej në një konflikt të pashmangshëm me NATO-n./abcnews.al
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...