Rrjeti i turizmit të qëndrueshëm i Komisionit Evropian (EDEN) ka nominuar qytetin e Stambollit një ndër destinacionet më të mira të Evropës, transmeton Anadolu Agency.
Ne mesin e të nominuarve përveç Stambollit janë edhe qytetet: Londra (Britani), Roma dhe Bregu Amalfi (Itali), Athina dhe Kreta (Greqi), Vjena dhe Grazi (Austri), Bavari (Gjermani), Nijmegen (Holandë), Pragë (Çeki), Amiens (Francë), Marbella (Spanjë), Leuven (Belgjikë), Lucern (Zvicër), Lathi (Finlandë), Clonakilty (Irlandë), Lubjanë (Slloveni) dhe Oradea (Rumani).
Votimet mund të bëhen deri më 10 shkurt nga uebfaqja “https://www.europeanbestdestinations.com/european-best-destinations-2022”.
Fituesi do të shpallet mbrëmjen e së njëjtës ditë. EDEN i zgjedh destinacionet më të mira turistike të Evropës që nga viti 2009.
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...