Fqinjët e sulmuesit të klubit të natës në Stamboll, ku mbetën të vrarë 39 persona, kanë ngelur të tronditur pasi kanë mësuar indentitetin e tij dhe krimin e bërë nga ai.
Ali Haydar Demir për AP ka thënë se ka provuar të dalë nga banesa e tij pasi ka dëgjuar një tronditje, por është kthyer mbrapsht nga policia, pa e kuptuar arsyen, transmeton arbresh.info.
Terroristi që kreu sulmin në klubin e natës në Stamboll gjatë natës së Vitit të Ri është arrestuar mbrëmë nga policia turke.
Demir, i cili jetonte në të njejtin pallat me terroristin, tha se ndjehet shumë keq që ka ndarë të njejtën ndërtesë me një person si ai.
Një tjetër banor është shprehur se situata ka qenë një makth i vërtetë, ndërsa makth edhe më të madh e ka quajtur se nuk e kanë ditur se pranë kujt po jetojnë./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...