Në qytetin Carmona, në provincën spanjolle të Andaluzisë, u gjet vera më e vjetër ndonjëherë.
Ajo raportohet se është prodhuar rreth 2000 vjet më parë, shkruan cnn.
Vera ka ngjyrë kafe të kuqërremtë për shkak të proceseve kimike që kanë ndodhur mbi 2000 vjet dhe me shumë mundësi ka plot shije.
Vera u zbulua pranë urnës funerale në të cilën u gjetën eshtrat e djegura të një romaku. Analiza e ekspertëve nga Universiteti i Kordobës përcaktoi se bëhet fjalë për një verë vendase që ka shije të ngjashme me sheri.
Përpara këtij zbulimi, i cili u botua në revistën Journal of Archaeological Science, vera më e vjetër e lëngshme e ruajtur ishte një shishe verë e gjetur në vitin 1867 pranë qytetit gjerman Speyer, në një varr të lashtë romak, i cili daton rreth vitit 325 pas Krishtit.
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...
Haxhiu: Masakra e Izbicës, njëra nga plagët më të rënda të l...
AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim ...
Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...