Një 55 vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një dem në një festival në Spanjë, duke shënuar vdekjen e parë të këtij lloji në vend që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kafsha u filmua të shtunën teksa ndiqte viktimën dhe e hidhte në tokë, ndërsa shikuesit e tronditur u strehuan në derën e një dyqani vetëm disa metra larg.
Pjesëmarrësit e tjerë të festës në Onda, në provincën lindore të Castellon, u përpoqën të joshin demin për ta ndaluar atë të sulmonte sërish të plagosurin, ndërsa ai shtrihej pa ndjenja në tokë.
Ndryshe ai u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur pas hemorragjisë së gjakut nga një plagë në kofshën e majtë pranë ijeve, e cila kishte shpuar arterien, shkruan Dailymail.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...