Autoritetet spanjolle sot evakuuan rreth 300 persona para hovit të zjarrit të madh që tashmë dy ditë po tërbon në rano9jin Kastilja-La Mança në pjesën qendrore të Spanjës.
Me evakuimin janë përfshirë banorët e dhjetë vendbanimeve, si dhe turistët në një kamp lokal.
Sipas shërbimit spanjoll për Mbrojtje civile, stihia e zjarrit deri më tani ka shkatërruar rreth 1.000 hektarë sipërfaqe nën pyje dhe shkurre.
Në shuarjjen e zjarrit marrin pjesë rreth 150 zjarrfikës, të ndihmuar nga aeroplanë “kanaderë” dhe helikopterë.
Pjesët jugperëndimore të Evropës gjatë javës së kaluar ishin goditur nga një seri zjarresh. Kështu, vetëm në Portugali stihitë e zjarrit shkatërruan rreth 15.000 hektarë sipërfaqe, prëderisa në pjesët jugore të Francës zjarret shkatërruan mbi 7.200 hektarë. Për shkak të zjarrit të madh në afërsi të Brigjeeve franceze azure, gjatë ditëve të kaluara ishin evakuuar rreth 10.000 persona.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë