Më shumë se dhjetë anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar në Spanjën jugore, mbi dyshimin për kontrabandimin e drogës dhe të armëve, ka deklaruar policia spanjolle.
Sipas deklaratës, 16 persona nga Hollanda, Belgjika, Spanja, Kolumbia, Maroku dhe Kili janë arrestuar gjatë operacionit ‘Rocket’, të kyer në provincën Malaga në jug të vendit, transmeton arbresh.info.
Ata gjithashtu kanë zbuluar granata hedhës, mitralozë, 32 granata dore dhe AK-47, që të gjitha të përdorura gjatë luftave në ish-Jugosllavi. Gjithashtu janë konfiskuar një vlerë e konsiderueshme e parave dhe e automjeteve.
Policia ka deklaruar se ka konfiskuar edhe katër kilogramë hashash, dhjetë kilogramë marihunaë, kokainë dhe ka zbuluar edhe një plantacion marihuane.
Hetimi mbi bandën kriminale ka filluar në vitin 2015, pasi në një automjet në qytetin Mijas, në provincën Malaga janë gjetur armë dhe eksplozivë./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit