Spanja po rrit vëzhgimin për të parandaluar kthimin e liderit katalanas Carles Puigdemont, ka deklaruar Ministri i Brendshëm spanjoll Juan Ignacio Zoido.
“Ne jemi shumë të shqetësuar, sepse nuk e dimë se e çfarë mund të bëjë një person me këtë sjellje”, tha ai për transmetuesin spanjoll Antena 3, transmeton portali arbresh.info
Ziodi tha se Puigdemont do të mund të tundohej të hynte në Spanjë me anë të helikopterëve, avionëve të vegjël ose barkës, në mënyrë që parlamenti katalan ta riemëronte atë.
“Ne jemi duke projektuar një operacion në mënyrë që të mos ndodhë kjo”, tha ai.
Puigdemont u largua nga Spanja gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, pasi shpalli pavarësinë e Katalonjës.
Mbështetësit e tij vazhdojnë të gjejnë mënyrat për të ndihmuar atë që të kthehet, përkundër kërcënimit për arrestim.
Puigdemont ka shkuar në Danimarkë që të takohet me studentë dhe politikanë. Ai mund të udhëtojë nëpër Europë, por nuk mund të kthehet në Spanjë, pasi flet arrestimi për të është ende në gjendje valide./arbresh.info/
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...