“Qeveria e Spanjës dënon ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara për shkak se kjo pengon zgjidhjen me dy shtete dhe është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.
Ministria e Jashtme e Spanjës ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të zgjeruar njësitë e vendbanimeve të paligjshme në Kudsin Lindor nën okupim.
“Qeveria e Spanjës dënon ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara për shkak se kjo pengon zgjidhjen me dy shtete dhe është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, ka reaguar në një deklaratë me shkrim ministria spanjolle lidhur me vendimin e Izraelit për të zgjeruar njësitë e saj të vendbanimeve të paligjshme në Kudsin Lindor.
Më tej në deklaratën e Minitrisë së Jashtme të Spanjës tërhiqet vëmendja se përpjekje të tilla të njëanshme do të vështirësojnë edhe bisedimet e mundshme ndërsa qeverisë izraelite i bëhet thirrje të “rishikojë edhe një herë vendimet e saj”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 20 shkurt njoftoi se do të ndërtojnë mbi 5.000 banesa të reja në dy njësitë e vendbanimeve të paligjshme që ndodhen në Kudsin Lindor nën okupim.
Ndërkohë ka tërhequr vëmendjen se ky vendim i Netanyahut ka ardhur vetëm para disa ditësh nga zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Izrael më 2 mars.
Sipas të dhënave të organizatës izraelite për të drejtat e njeriut, “Peace Now” në Kudsin Lindor nën okupim ndodhen 13 njësi vendbanimesh të paligjshme hebreje./aa/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...