Gjykata e Lartë spanjolle ka urdhëruar që Kryetarja e Parlamentit të Katalonjës, Carme Forcadell, të lirohet me kusht, nëse ajo paguan 150 mijë euro.
Reuters shkruan duke cituar burimet e saj, se hetimi mbi rolin e saj në referendumin e pavarësisë së Katalonjës është duke vazhduar, transmeton portali arbresh.info
Katër deputetë të tjerë gjithashtu do të lirohen pasi të paguajnë 25 mijë euro garanci.
Prokurori i shtetit spanjoll ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave për rebelim dhe kryengritje kundër udhëheqësve katalanas.
Tensionet mes Spanjës dhe Katalonjës janë rritur ndjeshëm që nga mbajtja e referendumit për pavarësi me 1 tetor./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...