Qeveria spanjolle do t’ia marrë autonominë Katalonisë dhe të vendosë kontroll të drejtpërdrejtë në rajon, pasi lideri separatist refuzoi të tërheqë kërkesën për ndarje.
Presidenti Carles Puigdemont kishte kohë deri sot në mëngjes të sqarojë deklaratën e Katalonisë për pavarësisë, transmeton portali arbresh.info
Ndërsa Spanja është duke u thirrur në Kushtetutë, e cila përmes nenit 155 i jep të drejtë kësaj të fundit të drejtë për të vendosur sundim direkt.
E pikërisht kjo gjë do të ndodhë ditën e shtunë, ku kabineti i qeverisë do të mblidhet për të zbatuar Nenin 155 të kushtetutës spanjolle, ka bërë të ditur kryeministri Rajoy.
Takimi i posaçëm i kabinetit u thirr pasi Puigdemont tha se parlamenti rajonal mund të votojë për një deklaratë zyrtare të pavarësisë nga Spanja, nëse qeveria qendrore nuk bie dakord për bisedime./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit