Qeveria spanjolle i ka dhënë udhëheqësit separatist të Katalonisë pesë ditë afat për të thënë nëse ai ka shpallur pavarësinë apo jo, thonë burimet qeveritare.
Nëse Carles Puigdemont konfirmon që e ka bërë një gjë të tillë, burimet thonë, se atij do t’i jepen tri ditë për ta tërhequr deklaratën, transmeton portali arbresh.info
Nëse nuk e bëjnë këtë gjë, Madrid do të implementojë Nenin 155 të Kushtetutës.
Ky nen lejon qeverinë qendrore të pezullojë autonominë e rajonit dhe të vendosë sundimin e drejtpërdrejt.
Më herët gjatë ditës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se qeveria e tij kishte kërkuar nga qeveria rajonale që të sqaronte nëse ata kishin shpallur pavarësinë.
Udhëheqësit katalanas nënshkruan një deklaratë të pavarësisë të martën, por ndaluan zbatimin për të lejuar bisedimet.
Spanja ka qenë në trazirë që kur qeveria separatiste mbajti një referendum të diskutueshëm në Kataloni më 1 tetor i cili u shpall i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.
Policia kombëtare ishte e përfshirë në skena të dhunshme, ndërsa përpiqeshin të ndalonin votimin./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...