Spanja e ka hedhur poshtë kërkesën e NATO-s për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për nevojat e mbrojtjes, duke e quajtur atë “të paarsyeshëm”.
Në një letër dërguar të enjten sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, tha se Spanja “nuk mund të zotohet për një synim të veçantë shpenzimesh në përqindje të prodhimit të brendshëm bruto” në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë.
Shumica e vendeve aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO pritet ta mbështesin kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ato t’i shpenzojnë 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për nevojat e tyre ushtarak dhe të mbrojtjes.
Në fillim të qershorit, Suedia dhe Holanda thanë se synojnë ta arrijnë këtë synim të ri.
Nga 32 vende sa ka aleanca ushtarake, Spanja është vendi me shpenzimet më të ulëta për mbrojtje, pasi i harxhon më pak se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.
Në prill, Sanchez tha se Qeveria spanjolle do t’i rrisë shpenzimet për mbrojtjen për 10.5 miliardë euro për ta arritur cakun e mëparshëm të NATO-s prej 2 për qind të prodhimi të brendshëm bruto./rel
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...