Nëse pas disa javësh nën mbyllje keni shteruar librat në bibliotekën tuaj dhe përmbajtjen në Netflix, tani e ka radhën qielli për t’ju argëtuar.
Të martën (sonte) mbrëma, dhe sikurse çdo vit në fund të prillit, planeti ynë do të kryqëzojë rrugët me kometën C/1861 G1 Thatcher, transmeton portali arbresh.info.
Takimi i tyre do të prodhojë një shfaqje të qiellit të mbushur me nga 20 yje që këputen për orë.
Fenomeni vjetor njihet si Lyridet dhe është sipas NASA-s, “një nga shirat më të vjetër të njohur të meteorit”.
Lyridet janë vërejtur për 2,700 vjet dhe marrin emrin e tyre nga yjësia Lyra ndërsa duket se rrezatojnë nga Vega, ylli i saj më i ndritshëm.
Megjithatë moti kapriçioz në pjesë të Evropës rrezikon ta prishë këtë balet qiellor për disa./arbresh.info/
“Gjyshe, ulu”: Momenti kur ushtria ukrainase shpëton një 77-...
Dronët rusë sulmuan Odessën, 18 të plagosur
Lufta në Lindjen e Mesme trondit ekonominë botërore, çmimet ...
Nafta arrin çmimin më të lartë që nga viti 2022
Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të vrasjeve në...
Gold AG publikon foto të veçantë me të bijën: E mira e babit...