Sllovenia ka ndaluar pritjen e Vitit të Ri në ambientet e hapura, por ka lejuar që furnizuesit ushqimorë të punojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.
Pavarësisht statusit të Covid, të gjithë që do të punojnë atë natë janë të detyruar që të kenë me me vete kartelën e vaksinimit, ose testin negative të Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Qeveria sllovene konsideron se numri i të infektuarve me koronavirus pritet të rritet gjatë festave të fundvitit, megjithatë, ekspertët thonë se numri mund të jetë shumë më i vogël se vitin kaluar.
Ndryshe nga viti i kaluar, shërbesat e mesnatës do të mbahen nëpër kisha, por do të mund të marrin pjesë vetëm personat e vaksinuar, ata që i kanë mbijetuar COVID-19 ose kanë një test negative.
Gjatë festës së Krishtilindjes dhe Vitit të Ri, e deri me 1 janar, do të lejohen të mbildhen jo më shumë se tre familje, me kusht që të gjithë mbi moshën 6 vjeç të testohen paraprakisht.
Në Slloveni, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 1203 infeksione të reja me koronavirus dhe dy të infektuar kanë vdekur, tha sot Instituti Slloven i Shëndetit Publik, ndërsa epidemiologët paralajmërojnë kujdes gjatë pushimeve, pavarësisht përmirësimit të situatës epidemiologjike./arbresh.info/
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...