Sllovenia miratoi të premten një ligj që lejon vdekjen me asistencë, duke u bashkuar me një numër gjithnjë e në rritje të vendeve që u japin të rriturve me sëmundje të rënda të drejtën për t’i dhënë fund jetës së tyre nëse përballen me vuajtje të padurueshme.
Australia, Kanadaja, Holanda dhe Belgjika janë midis vendeve që lejojnë vdekjen me asistencë, si dhe disa shtete të SHBA-së. Muajin e kaluar, parlamenti i Britanisë votoi për të legalizuar vdekjen me asistencë, megjithëse projektligji duhet të miratohet ende në Dhomën e parlamentit.
Ligjvënësit e Sllovenisë e miratuan projektligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime. Legjislacioni vjen pas një referendumi konsultativ të vitit të kaluar, në të cilin 55% e votuesve kërkuan një ligj të tillë.
Mundësitë e trajtimit do të duhet të shterohen dhe e drejta për vdekje të asistuar nuk do të jetë e disponueshme në rastin e vuajtjeve të padurueshme që vijnë nga sëmundjet mendore, raportoi agjencia e lajmeve STA.
Një grup civil që kundërshton ligjin e ri tha të premten se do të përpiqet të mbledhë mbështetje të mjaftueshme publike për të detyruar një referendum mbi ligjin e ri, shkruan Reuters
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...