Si shenjë solidaritet me Izraelin, flamuri izraelit blu dhe bardhë është valëvitur të premtën në ndërtesat qeveritare në Austri, Slloveni dhe në Republikën Çeke.
Kancelari austriak, Sebastian Kurs, ka deklaruar se Izraeli ka të drejtë të mbrohen kundër sulmeve terroriste, transmeton portali arbresh.info
“Unë denoj me forcë sulmet ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës”, tha Kurs, raporton AFP.
“Izraeli ka të drejtë të mbrohet kundër ketyre sulmeve. Në mënyër që të solidarizohemi, ne kemi vendosur flamurin e Izraelit në zyrën qeveritare dhe ministrinë e jashtme,” shtoi ai.
Sipas tij, raketat e lëshuara nga Hamasi në drejtim të Izraelit janë të pajustifikueshme.
Izraeli bombardoi Gazën të premten me sulme artilerie dhe ajrore pas një shiu të ri raketash nga enklava e udhëhequr nga Hamas, duke intensifikuar konfliktin, i cili tashmë ka marrë më shumë se 120 jetë njerëzish.
Luftimet më të ashpra midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza që nga viti 2014 janë ndjekur nga trazira të papara midis hebrenjve dhe arabëve në Izrael.
Sikurse Austria edhe qeveria sllovene dhe ajo e Republikës Çeke kanë vendosur flamuj izraelitë në ndërtesat e institucioneve shtetërore, ndërsa kanë theksuar se qëndrojnë në mbështetje të Izraelit./arbresh.info/
https://twitter.com/govSlovenia/status/1393214264089927682?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1393214264089927682%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.index.hr%2Fvijesti%2Fclanak%2Fslovenija-austrija-i-ceska-izvjesile-izraelske-zastave%2F2276133.aspx
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell