Parlamenti sllovak miratoi sot një marrëveshje të mbrojtjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara.
Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes u miratua me 79 vota pro dhe 60 kundër në parlamentin prej 150 deputetësh.
Marrëveshja thuhet se i lejon ushtrisë amerikane të përdorë dy baza ajrore sllovake për 10 vjet, ndërsa Sllovakia, një anëtare e NATO-s, do të marrë 100 milionë dollarë për modernizimin e ushtrisë, raporton abcnews.
Marrëveshja u nënshkrua nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe ministri sllovak i mbrojtjes, Jaroslav Nagy në Uashington më 3 shkurt dhe mbetet për t’u ratifikuar nga presidentja Zuzana Chaputova.
Qeveria e kryeministrit Eduard Heger mbështeti nënshkrimin e marrëveshjes, e cila sipas tij do të “përmirësonte ndjeshëm sigurinë tonë”.
Opozita e kundërshton këtë marrëveshje dhe pretendon se ajo mund të rrezikojë sovranitetin e vendit, si dhe të mundësojë praninë e përhershme të trupave amerikane në territorin e Sllovakisë.
Mijëra qytetarë u mblodhën para ndërtesës së parlamentit ndërsa ligjvënësit debatonin për marrëveshjen. Nga ana tjetër, qeveria sllovake dhe ajo amerikane i hodhën poshtë këto akuza. /Telegrafi
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit