Çmimet e energjisë elektrike në Sllovaki janë ndër më të lartat në BE për shkak të një sistemi të keq rregulluar të mbështetjes për burimet e ripërtërishme të energjisë.
Rastislav Hanulak nga Capitol Group ka deklaruar se këto kosto janë përkthyer plotësisht në faturat e energjisë me anë të tafirave për funksionimin e sistemit të shpërndarjes, transmeton portali arbresh.info.
“Ndërsa çmimi i mallit, për shembull, të energjisë elektrike, si e tillë ka rënë që nga kriza financiare, tarifa për funksionimin e sistemit është rritur nga 6.30 euro gjatë vitit 2010”, ka shtuar ai.
Sllovakia është angazhuar për rritjen e energjisë elektrike dhe prodhimin e ngrohjes nga burime të rinovueshme në 14 për qind deri në vitin 2020. Shifrat aktuale janë rreth 10 deri në 11 për qind. Ndërkohë qeveria sllovake ka premtuar mbështetje për ripërtërimin e energjisë, duke detyruar qytetarët që të paguajnë çmime më të larta të energjisë për 15 vjet./Arbresh.info
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme