Sllovakia ia ka dorëzuar Ukrainës katër avionët e parë luftarakë MiG-29, nga gjithsej 13, tha të enjten Ministria sllovake e Mbrojtjes.
“Katër avionët e parë u janë dorëzuar në mënyrë të sigurtë Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha ministria.
Ky shtet tha se transferimi u krye nga pilotët ukrainas dhe se “javët e ardhshme do t’i dorëzohen ukrainës edhe pjesa tjetër e avionëve”.
Qeveria e Sllovakisë miratoi transferimin e flotës së saj të avionëve luftarakë të epokës sovjetike MiG-29 javën e kaluar.
Sllovakia u bë vendi i dytë anëtar i NATO-s, pas Polonisë, që dëgjon kërkesat e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë.
Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.
Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë avionët menjëherë./rel
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll
Kërcënimet e Trump, kreu i Parlamentit iranian: Ndalo ose i ...
Inter – Roma, publikohen formacionet zyrtare
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar ...
Arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Itali, i gjenden 7 kg koka...
KEK paralajmëron ndaljen e njësisë A4 në TC Kosova A për shk...